Policia Kombëtare e Spanjës ka shkatërruar dy plantacione të mëdha marijuane të mbyllura në rajonin Calatayud dhe ka arrestuar pesë shtetas shqiptarë, të dyshuar si anëtarë të një organizate kriminale që trafikonte drogë në vende të ndryshme evropiane, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Operacioni i koduar “Turriga” u zhvillua në komunën Torrijo de la Cañada, në Zaragozë, ku u kontrolluan dy shtëpi të përshtatura në serra për kultivimin e lëndëve narkotike. Gjatë aksionit, policia sekuestroi mbi 300 bimë marijuanë dhe 20 kilogramë sytha të gatshëm për shpërndarje, si dhe pajisje të sofistikuara ndriçimi dhe ventilimi.
Hetimet e nisura që në mars të këtij viti zbuluan rolet specifike të secilit të dyshuar: dy si roje sigurie, një si pronar i banesave dhe dy të tjerë që kishin ardhur nga Britania për të kontrolluar cilësinë e drogës përpara eksportit.
Të pesë të arrestuarit janë paraqitur para gjykatës dhe janë dërguar në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht. Ata akuzohen për pjesëmarrje në grup kriminal, trafik droge dhe mashtrim me energjinë elektrike – mashtrim ky që dyshohet të ketë kaluar vlerën 40 mijë euro.
Policia spanjolle thekson se ky aktivitet jo vetëm përbën një rrezik për shëndetin publik, por përbën edhe kërcënim serioz për sigurinë e lagjes për shkak të mbingarkesës elektrike dhe rrezikut të shpërthimeve ose zjarreve. Hetimet janë ende në vijim dhe nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të reja.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.