Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Pisa të Italisë, pasi u kap me 6 blloqe kokaine me një peshë totale prej rreth 5.9 kilogramësh.
Sipas mediave italiane, arrestimi ndodhi pas një ndalese të zakonshme nga patrullat e policisë, të cilët vunë re sjellje të dyshimtë nga shqiptari. Ai shfaqej nervoz dhe nuk arriti të jepte një shpjegim bindës për itinerarin e tij, duke nxitur kështu dyshimet e oficerëve.
Kontrolli i mëvonshëm në banesën e tij në zonën Cascina çoi në sekuestrimin e rreth 6,800 eurove cash si dhe mjete të ndryshme që përdoren për prerjen dhe paketimin e drogës.
Autoritetet italiane e kanë vënë 31-vjeçarin në pranga me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjeje. Dosja i është kaluar Prokurorisë Publike në Gjykatën e Pizës për ndjekje të mëtejshme penale.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.