Qeveria e Serbisë ka përfituar 51.7 milionë euro nga Bashkimi Europian si parafinancim nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ndërsa pritet të marrë edhe 59 milionë euro të tjera në formë grantesh dhe kredive të buta. Ky mbështetje financiare vjen pavarësisht kritikave të Brukselit ndaj politikave të presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili vazhdon të mbajë qëndrime të ndryshme gjeopolitike, përfshirë afrimin me Rusinë.
Bashkimi Europian ka bërë të qartë se disbursimet e ardhshme do të varen nga përmbushja e reformave të kërkuara nga Serbia dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, Kosova nuk ka përfituar ende fonde nga plani, për shkak të krizës politike dhe mungesës së miratimit të marrëveshjeve në parlament.
Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor, me vlerë totale 6 miliardë euro, ka për qëllim mbështetjen e reformave dhe afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Europian. Serbia është përfituesi më i madh me rreth 1.6 miliardë euro, ndërsa Kosova pritet të marrë 880 milionë euro kur të plotësojë kushtet e nevojshme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.