Për të 35-ën herë dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, sërish pa kuorum

E martë, 17 Nëntor, 2026

Për të 35-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke vazhduar kështu bllokadën institucionale që ka nisur që nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Seanca e radhës e mbajtur më 21 qershor dështoi sërish për mungesë kuorumi, pasi partitë opozitare refuzuan të propozojnë anëtarët e komisionit për votim të fshehtë.

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, e nisi seancën me kërkesën për formimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, por emrat nuk u propozuan nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate. Këto parti e konsiderojnë të pavlefshëm procesin, duke argumentuar se rregullorja e punës po shkelet, meqenëse votimi ka nisur si i hapur dhe nuk mund të vazhdojë si i fshehtë.

“Për kanë votuar 51 deputetë, kundër ka qenë një. Nuk kemi kuorum, ndërpritet seanca, shihemi me 23 qershor në orën 11:00“, deklaroi Dehari.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur pa kryetar dhe nënkryetarë, çka ka bllokuar edhe hapat e mëtejshëm institucionalë. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa kanë propozuar Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit, por nuk kanë arritur të sigurojnë votat e nevojshme. Opozita jo vetëm që ka refuzuar votimin, por edhe ka kërkuar zëvendësimin e kandidates, duke e akuzuar Haxhiun për dëm ndaj interesave të shtetit.

LDK ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë kandidate për kryetare të Kuvendit, ndërsa PDK dhe AAK insistojnë se VV-ja duhet të propozojë një emër të ri. Ndërkohë, çështja e legalitetit të votimit të fshehtë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ku pritet një interpretim zyrtar.

Partitë opozitare kanë deklaruar gjithashtu se koalicioni i Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa nuk ka votat për formimin e Qeverisë, ndaj kanë kërkuar një marrëveshje politike. Megjithatë, nga ana tjetër, VV-ja ka theksuar se kjo duhet të provohet përmes votimit të konstituimit të Kuvendit.

Kujtojmë se mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit është mbajtur më 15 prill dhe që atëherë, çdo 48 orë, zhvillohen seanca të reja pa ndonjë rezultat konkret. Bllokada vazhdon, ndërsa qytetarët presin formimin e institucioneve për të garantuar funksionimin demokratik të vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.