Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se meriton Çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij në disa zona konflikti në botë, duke përfshirë edhe ndërmjetësimin mes Kosovës dhe Serbisë, por thotë se ky vlerësim po i mohohet për arsye politike.
Duke folur të premten për gazetarët, Trump u pyet lidhur me sugjerimin e ish-kongresistit republikan Matt Gaetz, i cili ka kërkuar që Trump të nderohet me Çmimin Nobel nëse arrin të ndërmjetësojë një marrëveshje që lejon inspektime bërthamore mes Izraelit dhe Iranit. Gaetz ka shkuar më tej, duke propozuar që nëse kjo ndodh, çmimi të riemërtohet “Çmimi i Paqes Trump”.
Në përgjigje, Trump u ankua se është shpërfillur disa herë për këtë çmim, pavarësisht, sipas tij, arritjeve të rëndësishme në skenën ndërkombëtare të paqes.
“Ata duhet të ma japin Çmimin Nobel për Ruandën – a e keni parë? – për Kongon? Mund të thuash Serbia-Kosova. Mund të përmendësh shumë të tjera. Ajo e madhja është India dhe Pakistani. Duhej ta kisha marrë katër ose pesë herë. Edhe për Marrëveshjet Abraham, do të ishte rast i mirë,” tha Trump, duke përmendur marrëveshjet e vitit 2020 midis Izraelit dhe disa vendeve arabe.
Sipas tij, fakti që ai nuk është shpërblyer me këtë çmim lidhet me prirjet politike të organizatës që e ndan atë. “Ata nuk do të ma japin Çmimin Nobel për Paqe sepse ia japin vetëm liberalëve,” shtoi Trump.
Derimë tani, vetëm katër presidentë amerikanë janë nderuar me Çmimin Nobel për Paqe: republikani Theodore Roosevelt (1906), dhe demokratët Woodrow Wilson (1919), Jimmy Carter (2002) dhe Barack Obama (2009).
Trump ka qenë i nominuar për çmimin në vitin 2020 nga një grup parlamentarësh norvegjezë dhe australianë, për rolin e tij në Marrëveshjet Abraham, por nuk është përzgjedhur fitues.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.