Kurti: Dy ura të reja mbi Ibërin për të bashkuar Mitrovicën e Jugut e të Veriut

E martë, 8 Korrik, 2025

Pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me komunat e Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut, qyteti i ndarë nga lumi Ibër pritet të pasurohet me dy ura të reja që do të lidhin më ngushtë të dyja anët.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përshëndeti marrëveshjen duke theksuar rëndësinë e këtyre projekteve për jetën e përditshme të qytetarëve. “Dy ura më shumë që lidhin dy anët e lumit Ibër. Ura që bashkojnë më shumë qytetin dhe lehtësojnë edhe më shumë lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e mallrave”, deklaroi Kurti në rrjetet sociale.

Ndërkohë, ministri në detyrë i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, theksoi se ndërtimi i urave synon të krijojë një qytet më të integruar dhe më funksional. “Kjo po bëhet për një qytet më të lidhur, më funksional dhe më të jetueshëm për të gjithë banorët. Urat do të shërbejnë si infrastrukturë për komunikim dhe bashkëpunim ndërmjet qytetarëve, duke forcuar integrimin social dhe zhvillimin ekonomik në të dyja anët,” u shpreh Aliu.

Ndërtimi i këtyre urave vjen si pjesë e përpjekjeve për të nxitur normalizimin dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme në Mitrovicë, qytet që për vite me radhë ka qenë simbol i ndarjeve etnike në Kosovë. Projekti pritet të sjellë përfitime konkrete për lëvizshmërinë dhe jetën sociale e ekonomike në zonë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.