Rusia po forcon ndikimin e saj në Serbi përmes strukturave të buta, duke vendosur në krye të një zyre të re një figurë të njohur të politikës dhe inteligjencës serbe. Radio Evropa e Lirë raporton se Shoqëria Historike Ruse (RIO) do të hapë një zyrë në Serbi, me Aleksandër Vulin, ish-shef i shërbimit sekret të Serbisë, në krye të Këshillit të Përfaqësisë.
RIO është themeluar nga Akademia e Shkencave e Rusisë në bashkëpunim me disa prej mediave më të mëdha shtetërore, dhe drejtohet nga Sergei Naryshkin, shefi i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse (SVR). Vulin dhe Naryshkin kanë mbajtur kontakte të rregullta që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë në shkurt 2022.
Në eventin ku u bë njoftimi për hapjen e zyrës, Naryshkin tha se bota po hyn në një fazë të re ndryshimesh globale dhe vuri theksin te krijimi i një “rendi të ri shumëpolar”, në të cilin vendet po refuzojnë, sipas tij, “dogmat totalitare-liberale” dhe po kthehen te “vlerat tradicionale”.
Përfshirja e Aleksandër Vulin në këtë strukturë konsiderohet si një sinjal i qartë i bashkëpunimit të ngushtë mes Moskës dhe Beogradit, në një kohë kur Serbia përballet me trysni të shumta ndërkombëtare për orientimin e saj diplomatik dhe strategjik.
Zyra e Shoqërisë Historike Ruse në Serbi pritet të veprojë jo vetëm si mjet për promovimin e narrativave historike proruse, por edhe si kanal për thellimin e ndikimit rus në rajon.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.