Zbardhen detaje: Shqiptari që vrau dy britanikë vuan nga psikozë paranojake

E martë, 8 Korrik, 2025

Zbardhen detaje të reja tronditëse nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e 3 shtatorit 2023 në Britaninë e Madhe, ku dy të rinj humbën jetën pasi u përplasën nga një automjet i drejtuar nga shqiptari Emiljano Kasaj, 34 vjeç.

Kasaj, i cili kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte në masën e lirimit me kusht, përplasi për vdekje këmbësorin Leo Moran dhe çiklistin Joel Carriedo. Në pamjet filmike të paraqitura sot në gjykatë, ai shihet duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një ‘Mercedes Benz’, për t’u përplasur pak më tej me murin e një shtëpie.

Në mars të këtij viti, Kasaj u deklarua fajtor për një akuzë për vrasje të mbetur në tentativë dhe dy akuza për vrasje të paqëllimshme.

Sipas mediave britanike, Kasaj është diagnostikuar me psikozë paranojake të lidhur me skizofreninë. Gjendja e tij mendore, sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, mund të jetë përkeqësuar nga përdorimi i substancave si kanabisi apo kokaina, të cilat dyshohet se i kishte konsumuar para ngjarjes.

Në dëshminë e dhënë për psikiatrin mbrojtës, Kasaj ka rrëfyer se pas largimit nga shkolla kishte punuar në një larje makinash në Shqipëri dhe më pas ishte transferuar në Athinë për të gjetur punë. Ai kishte ardhur në Britani rreth dy vite përpara aksidentit fatal dhe ishte vendosur në qytetin Coventry.

Në gusht të vitit 2022, ai u arrestua për hyrje të paligjshme në vend, por më 7 tetor të të njëjtit vit u lirua me kusht, me detyrimin për t’u paraqitur në Qendrën e Imigracionit në Solihull – një urdhër të cilin nuk e zbatoi kurrë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik britanik, ndërsa autoritetet pritet të japin vendimin përfundimtar për dënimin e tij në vijim të procesit gjyqësor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.