PDK: Bllokada e Kuvendit rrezikon marrëdhëniet me SHBA dhe dialogun me Serbinë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pas dështimit të 33-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë për krizën institucionale që po zvarritet prej javësh.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, paralajmëroi se mungesa e institucioneve të konsoliduara mund të ketë pasoja të rënda për raportet ndërkombëtare të Kosovës, veçanërisht me aleatin kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nëse në një moment të shpejtë ka një kërkesë nga SHBA-të për të pasur qasje më proaktive në raport me marrëveshjen potenciale Kosovë – Serbi dhe ne nuk i kemi institucionet e konsoliduara, kjo gjithsesi që e dëmton pozicionin e Kosovës,” tha Krasniqi.

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, drejtoi kritika të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e akuzoi për bllokimin e procesit dhe për papërgjegjësi të theksuar institucionale.
“Bota po ndryshon çdo ditë drastikisht dhe dramatikisht. Kosova nuk guxon të sillet me kësi papërgjegjësie. I bëjmë apel zotit Kurti që të reflektojë. Kosova është më e madhe sesa egoja e tij personale,” deklaroi ajo.

Ngërçi institucional vijon të thellohet, ndërsa qytetarët dhe faktori ndërkombëtar presin një zgjidhje që do t’i japë fund paralizës parlamentare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.