Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 33-të të zgjedhë kryetarin

E martë, 17 Nëntor, 2026

Për herë të 33-të me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk arriti të konstituohet, duke shtyrë sërish procesin e zgjedhjes së kryetarit. Në seancën e mbajtur sot, nga 100 deputetë të pranishëm, 51 votuan pro, 1 kundër dhe nuk pati asnjë abstenim – por sërish mungoi kuorumi i nevojshëm për të ecur përpara me procedurat.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri edhe një herë thirrje subjekteve politike që nuk kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që të kontribuojnë në tejkalimin e bllokadës. Megjithatë, propozime nuk pati.

Partitë opozitare – PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma – vijojnë të mos ofrojnë kandidatë për këtë komision, duke pamundësuar formimin e tij dhe zhbllokimin e procesit parlamentar.

Për pasojë, Dehari vendosi ndërprerjen e seancës, duke njoftuar se ajo do të vijojë më 19 qershor, në orën 10:00. Ngërçi institucional që po zvarritet prej javësh, po thellon pasigurinë në skenën politike të vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.