Mario, një nga dy fëmijët e Gentiana Hudhrës, 45-vjeçares shqiptare e vrarë me thikë në Itali nga ish-bashkëshorti i saj, ka përshkruar momentin e dhimbshëm kur mori vesh lajmin tragjik.
Sipas mediave italiane, i riu tregoi se ishte takuar me të atin pak para ngjarjes së rëndë. “Shkova të haja akullore me babin, pastaj ai vrau mamin”, është shprehur ai.
Ngjarja ndodhi në Passignano sul Trasimeno, Perugia, ku 55-vjeçari Nikollaq Hudhra, ish-bashkëshorti i Gentianës dhe punëtor në një kompani bujqësore, e qëlloi me një thikë 18 cm gjatë kohës që ajo shkonte në punë. Ai pranoi krimin pas arrestimit dhe tha se e bëri për të “shpëtuar fëmijët”.
55-vjeçari u ul në një stol dhe priti mbërritjen e karabinierëve, të cilëve iu dorëzua pa rezistencë. Mësohet se ai kishte menduar të vepronte edhe dy-tri herë gjatë muajit të kaluar.
Gentiana dhe Nikollaq ishin ndarë që nga viti 2021 dhe kishin dy fëmijë, 21 dhe 23 vjeç, të cilët jetonin me nënën. Deri në momentin e ngjarjes, nuk kishte sinjale që tregonin për një rrezik të menjëhershëm për sigurinë e saj.
Prokurori ka urdhëruar kryerjen e autopsisë dhe ka ngarkuar të dyshuarin me rrethanat rënduese të lidhjes bashkëshortore dhe egërsinë e veprës.
Sot pritet të konfirmohet arrestimi dhe të mbahet seanca e pyetjes së sigurisë përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.