Albulena Haxhiu: Dështimi i 33-të, shkelje e Kushtetutës nga partitë tjera

E martë, 17 Nëntor, 2026

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të 33-të me radhë të seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë si një papërgjegjësi politike dhe shkelje të Kushtetutës nga partitë opozitare.

“Mosvotimi nga ana e partive të tjera politike është veprim i papërgjegjshëm politikisht dhe njëkohësisht shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës,” deklaroi Haxhiu.

Ajo theksoi se zgjidhja është e thjeshtë nëse subjektet politike kryejnë detyrimet që u takojnë. “Nëse partitë politike vendosin të kryejnë detyrat që i kanë, gjithçka zgjidhet,” u shpreh deputetja e VV-së.

Duke iu referuar situatave të ngjashme në të kaluarën, Haxhiu kujtoi se edhe Partia Demokratike e Kosovës kishte refuzuar për dy muaj radhazi të propozojë një emër për kryetar Kuvendi. “LVV nuk është duke vepruar kështu – ne po përpiqemi të jemi bashkë dhe të unifikuar,” tha ajo.

Në lidhje me pushimin veror për deputetët, Haxhiu ishte kategorike: “Nuk do të ketë pushime pa konstituim të Kuvendit.”

Situata e bllokuar në Kuvendin e Kosovës po vazhdon të thellohet, ndërsa partitë politike nuk po arrijnë marrëveshje për përbërjen e komisionit zgjedhor dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Seanca e radhës pritet të mbahet më 19 qershor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.