Me 2 kg kokainë dhe armë në valixhe arrestohet në Rodos 22-vjeçarja shqiptare

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një 22-vjeçare shqiptare është arrestuar në portin e Rodosit menjëherë pas mbërritjes me traget nga Pireu, pasi në valixhen e saj u zbuluan mbi 2.2 kilogramë kokainë, një armë zjarri dhe para cash.

Sipas mediave greke, e reja nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit nga oficerët e antidrogës, të cilët kishin marrë informacion të klasifikuar për një ngarkesë të dyshimtë droge me destinacion ishullin turistik. Gjatë kontrollit u sekuestruan konkretisht 2.248 gramë kokainë, një armë pistoletë 9 mm, 49 fishekë dhe 1.300 euro.

Autoritetet po hetojnë lidhjet e saj me rrjete të mundshme të trafikantëve, pasi dyshohet se ajo është vetëm një hallkë e një organizate më të gjerë kriminale që përdor linjat detare për të trafikuar drogë në ishujt grekë.

22-vjeçarja ndodhet aktualisht në paraburgim dhe do të dalë nesër para Prokurorisë së Rodosit për t’u njohur zyrtarisht me akuzat për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorët dhe rrugët që ndoqi ngarkesa deri në Rodos.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.