Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai akuzohet për krime lufte së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Vendimi u mor më 11 qershor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III. Prokuroria ka argumentuar se Thaçi paraqet rrezik të arratisjes dhe pengim të procedurave, pasi është në dijeni të plotë të akuzave dhe provave të rëndësishme kundër tij. Për më tepër, ai ka aktakuzë edhe për pengim të drejtësisë, që sipas Prokurorisë rrit motivin për arratisje.
Nga ana tjetër, mbrojtja e Thaçit, e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, ka kundërshtuar këto pretendime duke vënë në dukje se asnjëherë nuk është konstatuar rrezik arratisjeje nga gjykata. Mbrojtja ka theksuar gjithashtu se dëshmitarët që do të thërrasë mbrojtja e viktimave janë ekspertë ndërkombëtarë, duke mohuar rrezikun për ndërhyrje apo pengim.
Megjithatë, trupi gjykues, duke u bazuar në akuzat e konfirmuara për pengim të drejtësisë nga ana e Thaçit dhe rreziqet që lidhen me dëshmitarët, ka konkluduar se lirimi i tij nuk do të ishte në përputhje me mbrojtjen efektive të dëshmitarëve dhe procesin gjyqësor. Në këtë kontekst, është vendosur që paraburgimi të vazhdojë edhe për dy muaj.
Prokuroria kishte njoftuar më 15 prill 2025 se kishte përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast, ndërsa aktakuza e konfirmuar përfshin dhjetë pika për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që pretendohet se janë kryer në rajonet e Gjilanit, Budakovës dhe Semetishtes.
Hashim Thaçi dhe bashkëakuzuarit e tij kanë deklaruar pafajësinë në paraqitjet e tyre të para në vitin 2020, ndërsa gjyqi vijon në Hagë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.