Shqiptari kapet në Itali me mbi 1 kg kokainë, paratë e drogës në dyshek e bodrum

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Autoritetet italiane kanë arrestuar një shtetas shqiptar 46-vjeç, pas një ndjekjeje nga policia që përfundoi me zbulimin e një sasie të konsiderueshme droge dhe parash të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Ngjarja ndodhi në veriperëndim të një qyteti italian, kur policia i kërkoi mjetit të shqiptarit të ndalonte për kontroll, por ai u përpoq të largohej me shpejtësi. Pas ndjekjes, autoritetet arritën ta ndalonin automjetin dhe gjatë kontrollit gjetën nën sediljen e pasagjerit 1 kilogram e 140 gramë kokainë.

Brenda në mjet ndodhej edhe një person tjetër, i cili është vendosur në arrest shtëpie.

Hetimet vijuan me kontrolle në banesën e tyre, ku u zbuluan 1,700 euro të fshehura në një dyshek, si dhe një zarf me 20 mijë euro të tjera në bodrum. Po ashtu, u gjet një makinë për paketimin me vakum, e dyshuar se përdorej për paketimin e lëndës narkotike.

Në një tjetër automjet në përdorim nga të dy të dyshuarit, policia gjeti 10 gramë kokainë të tjera.

Hetimet për zbardhjen e rrjetit të mundshëm të shpërndarjes dhe origjinën e lëndës narkotike vijojnë nën drejtimin e autoriteteve italiane.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.