Vuçiç njofton surpriza nga dy vende lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në kuadër të forumit të nivelit të lartë GLOBSEC në Pragë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se do të zhvillojë një takim me të dërguarin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen.

Në një konferencë për shtyp, Vuçiç tha se gjatë takimit do të ankohet për, siç u shpreh ai, “gjithçka që po bëjnë institucionet e Prishtinës kundër serbëve”, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës.

“Do të flas për domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, por nuk kam shumë shpresë. Për 12 vjet nuk është bërë asgjë për të detyruar Prishtinën të zbatojë atë që ka nënshkruar”, u shpreh Vuçiç.

Ai la të kuptohet se në ditët në vijim pritet një vendim “shokues” për njohjen e Kosovës nga dy shtete, duke mos dhënë detaje, por duke lakuar Turqinë dhe disa vende të tjera si mbështetëse të pavarësisë së Kosovës.

“Do të ketë surpriza nga dy pjesë të ndryshme të botës për partnerët tanë që po luftojnë për njohje,” përfundoi presidenti serb.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.