Mitrovicë: Akuzë ndaj deputetit të Listës Serbe për sulm ndaj gazetarëve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Sllavko Simiq, dhe një personi tjetër, Urosh Vukashinoviq, në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestave të mbajtura më 16 qershor 2023 në Leposaviq.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, Simiq akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, në bazë të nenit 404 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Nga hetimet rezulton se, gjatë protestës kundër vizitës së ish-ministrit E.K., Simiq me dashje ka marrë pjesë në një turmë prej më shumë se tetë personash dhe, në momentin që ish-ministri largohej nga objekti i komunës, u ka dhënë urdhër protestuesve që të sulmonin përfaqësuesit e mediave.

Sulmi ndaj gazetarëve ka eskaluar me hedhje shok bombash, goditje me grushte, shqelma dhe mjete të forta si tulla, kubëza betoni dhe ngjyra, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore për dy gazetarë, thekson Prokuroria.

Ndërkaq, Urosh Vukashinoviq akuzohet për veprat penale “Sulm” dhe “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, pasi dyshohet se ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në dhunën fizike ndaj përfaqësuesve të mediave.

Prokuroria ka kërkuar që të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit në fuqi.

Sipas burimeve të akuzuarit janë deputeti Sllavko Simiq dhe Urosh Vukashinoviq, të njohur për përfshirjen e tyre aktive në incidentin e rëndë që tronditi opinionin publik vitin e kaluar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.