Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, dhe deputeten Liza Gashi, vizituan sot familjen e Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale, i cili po mbahet padrejtësisht në paraburgim nga autoritetet serbe.
Gjatë takimit me familjarët, Kurti theksoi se institucionet e Kosovës po ndërmarrin çdo veprim të mundshëm për të siguruar lirimin sa më të shpejtë të Spahiut. “Angazhimi është maksimal dhe do të vazhdojë deri në lirimin e tij,” tha ai, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje të plotë ndaj familjes.
Familjarët e Spahiut u shprehën mirënjohës për vizitën dhe vëmendjen institucionale, duke shpresuar që drejtësia të vihet në vend.
Arbnor Spahiu u arrestua më 7 qershor 2025 në kufirin ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, dhe ndaj tij është vendosur 30 ditë paraburgim për të ashtuquajturin “rasti Banjska”. Spahiu nuk është pjesë e Policisë së Kosovës që nga viti 2024 dhe jeton prej kohësh në Gjermani.
Qeveria e Kosovës e konsideron arrestimin e tij politik dhe të papranueshëm, ndërsa kërkon nga komuniteti ndërkombëtar presion ndaj Serbisë për respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirimin e menjëhershëm të qytetarëve kosovarë të ndaluar pa prova.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.