Dy fëmijë bien në lumë në Greqi, emigranti shqiptar i nxjerr por nuk mbijetojnë

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Një tragjedi prekëse tronditi qytetin e Artës, ku dy fëmijë ranë në lumin Arachthos dhe pavarësisht përpjekjeve heroike të një emigranti shqiptar për t’i shpëtuar, ata pësuan vdekje klinike.

Sipas mediave greke, 14-vjeçari Spyros u hodh në lumë për të shpëtuar shokun e tij 12-vjeçar që po mbytej. Ata qëndruan nën ujë për rreth 20 minuta, deri sa emigranti shqiptar Levian Goga u zhyt dhe i nxori nga uji.

Miqtë e tyre kanë lënë lule në vendin e tragjedisë, me një mesazh prekës: “Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj.”

Pas nxjerrjes nga lumi, fëmijët u transportuan në spitalin e Artës, ku mjekët bënë përpjekje intensive për t’i rikthyer në jetë. Më pas u transferuan në spitalin e Rios, ku u trajtuan në kujdesin intensiv në gjendje kritike. Pavarësisht përpjekjeve, pas dy ditësh fëmijët pësojnë vdekje të trurit.

Prindërit e tyre kanë marrë vendimin e dhimbshëm për të dhuruar organet e dy të miturve, duke i dhënë shpresë jetës së të tjerëve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.