Një aksident tragjik rrugor i ndodhur në Malaga të Spanjës i ka marrë jetën Evelyne Salimusaj, një 30-vjeçare shqiptare e lindur në Ciserano të Italisë. Ngjarja e rëndë ndodhi kur një automjet, i drejtuar nga një i ri në gjendje të dehur, e përplasi për vdekje të renë shqiptare, e cila prej një viti ishte zhvendosur për të jetuar në këtë qytet spanjoll.
Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet, drejtuesi i mjetit tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, por u identifikua dhe ndalua më pas. Testi i alkoolit konfirmoi se ai ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Përplasja rezultoi fatale për Evelyne-n, e cila humbi jetën në vend, pa mundur të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Lajmi i dhimbshëm ka tronditur komunitetin shqiptar dhe italian në Ciserano, ku Evelyne kishte lindur dhe ishte rritur. Bashkia e qytetit shprehu ngushëllimet përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, duke nderuar kujtimin e saj si një pjesë të dashur të komunitetit lokal. “Komuniteti i Ciseranos bashkohet në pikëllim për vdekjen tragjike të Evelyne Salimusaj, e cila ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare në Spanjë, në Malaga, qytetin ku ishte zhvendosur,” shkruhet në mesazhin e Bashkisë, të shpërndarë edhe nga kryetarja Caterina Vitali.
Evelyne ishte parukiere me profesion dhe kishte humbur babanë para pak kohësh. Nëna dhe dy vëllezërit e saj jetojnë aktualisht në Morengo. Pas lajmit të trishtë, dhjetëra miq dhe të njohur kanë shprehur dhimbjen dhe kujtimet për të ndjerën në rrjetet sociale, duke e përshkruar si një vajzë të dashur, të edukuar dhe gjithmonë të buzëqeshur.
Hetimet për aksidentin fatal janë ende në vijim, ndërsa familjarët dhe miqtë kërkojnë drejtësi për humbjen e parakohshme të Evelyne Salimusaj.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.