Turistja shqiptare mbytet tragjikisht në Phuket të Tajlandës

E hënë, 7 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 10 qershorit në plazhin Karon, në Phuket të Tajlandës, ku një turiste shqiptare, Daniela Idrizi, 41 vjeç, humbi jetën pasi u mbyt gjatë një noti në det.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Karonit, Daniela kishte mbërritur në ishull vetëm disa orë më parë, rreth orës 14:00, bashkë me bashkëshortin e saj egjiptian, Mohammed Abdulkhaliya Hamdi Alsaba, 43 vjeç. Çifti kishte planifikuar të qëndronte në Phuket deri më 12 qershor.

Vetëm dy orë pas mbërritjes, ata hynë në det për të notuar, por rreth orës 16:10, bashkëshorti vuri re se Daniela ishte zhdukur në ujë. Rojet bregdetare dhe ekipet e emergjencës u angazhuan menjëherë në një operacion kërkimi. Pas rreth një ore, ajo u gjet pa ndjenja dhe u transportua në Spitalin Chalong, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të rikthehej në jetë.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Paraprakisht, dyshohet se mbytja ndodhi për shkak të kushteve të vështira në det dhe valëve të forta, që janë të zakonshme gjatë sezonit të reshjeve në rajon.

Ngjarja ka lënë të tronditur bashkëshortin e saj, i cili ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, si dhe komunitetin e turistëve në Phuket. Autoritetet vendase kanë shtuar paralajmërimet për pushuesit, duke u kërkuar të shmangin notin gjatë orëve me mot të paqëndrueshëm.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.