Gjykata e Krimeve të Rënda në Pavia ka dënuar me 22 vjet e 6 muaj burg Osman Bylykun, 32-vjeçarin shqiptar të akuzuar për vrasjen e bashkëkombëses Anila Ruçi, 38 vjeç, ngjarje e ndodhur më 19 prill 2023 në Scaldasole, në zonën e Lomellinës.
Sipas vendimit të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, Elena Stoppini, dënimi është më i lehtë se ai i kërkuar nga prokuroria, që kishte kërkuar burgim të përjetshëm. Reduktimi i dënimit erdhi pasi Gjykata përjashtoi rrethanën rënduese të bashkëjetesës së zakonshme, edhe pse çifti kishte jetuar së bashku.
Viktima, Anila Ruçi, u gjet e pajetë brenda banesës së saj mëngjesin e 19 prillit të vitit të kaluar. Autopsia konfirmoi se ajo kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara me thikë.
Vetë i akuzuari, Osman Bylyku, u gjet nga policia në rrugën përpara shtëpisë me plagë të shumta në trup. Sipas prokurorisë, ai kishte tentuar të inskenonte një ngjarje tjetër duke u vetëplagosur pas kryerjes së krimit.
Vendimi i Gjykatës mbyll një proces të ndjekur me vëmendje në komunitetin shqiptar në Itali, ku rasti kishte ngjallur tronditje të madhe.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.