Një ngjarje e rëndë është shënuar në burgun Sammaritan në Itali, ku 31-vjeçari shqiptar Lulzim Toçi ka kryer vetëvrasje ndërsa vuante dënimin për vrasjen makabre të bashkëshortes së tij, Eleonora Toci.
Akti i vetëflijimit ndodhi në repartin psikiatrik të burgut, ku Toçi po mbahej pas ngjarjes tragjike të 9 tetorit 2024, kur vrau gruan e tij në banesën familjare në San Felice a Cancello, në prani të dy fëmijëve të mitur, 6 dhe 4 vjeç.
Sipas raportit mjekësor të kryer pas arrestimit, Toçi vuante nga skizofrenia akute dhe në momentin e krimit kishte vepruar në gjendje të rënduar psikologjike, pa ndërgjegje të plotë për atë që po bënte. Ekspertiza mjeko-ligjore kishte konfirmuar se vrasja ishte kryer në gjendje të thellë krize psikike dhe pa paramendim.
Ngjarja tronditi opinionin publik në Itali dhe në komunitetin shqiptar, ndërsa fëmijët e çiftit ndodhen nën kujdesin e shërbimeve sociale.
Autoritetet italiane po hetojnë rrethanat e vetëvrasjes së Toçit dhe masat e sigurisë në burgun ku ai po mbahej.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.