Haxhiu: Zgjidhja e bllokadës s’mund të vijë vetëm nga Vetëvendosje

E martë, 17 Nëntor, 2026

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas përfundimit të seancës së dështuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se përpjekjet për të dalë nga kriza institucionale po vazhdojnë, por theksoi se zgjidhja nuk mund të vijë vetëm nga partia e saj.

“Kemi takime me subjektet politike për të dalë nga kjo situatë, por kjo nuk varet vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje. Ne jemi po aq përgjegjës sa janë edhe deputetët e tjerë të subjekteve të tjera politike,” tha Haxhiu, duke shtuar se të gjithë 120 deputetët duhet të kontribuojnë në mënyrë që Kuvendi të konstituohet.

E pyetur për planin e propozuar nga LDK, Haxhiu u shpreh se nuk ka pasur mundësi ta lexojë në tërësi, por kritikoi faktin që po zhvillohen diskutime për tema më të gjera, ndërkohë që ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit.

“Është absurde të flitet për 15 pika të bashkëpunimit kur ende nuk ka dakordim për hapat themelorë institucionalë. Së pari duhet të ketë unitet për konstituimin, pastaj të flitet për temat tjera,” theksoi ajo.

Haxhiu nënvizoi gjithashtu se Vetëvendosje ka qenë e hapur për bashkëpunim me LDK-në në një qeveri të re, por kjo ofertë është refuzuar.

“Ata kërkojnë një qeveri uniteti ku të përfshihen të gjitha partitë, por demokracia kërkon qeveri dhe opozitë. Nuk mund të jemi të gjithë në qeveri,” tha ajo, duke shprehur paqartësi edhe për kërkesën e LDK-së që PDK të përfshihet patjetër në qeveri.

“Insistimi i LDK-së për një koalicion me PDK-në është i pakuptimtë për ne,” përfundoi Haxhiu.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.