Çitaku: Politika po flet për veten, jo për hallet e qytetarëve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, reagoi pas dështimit të 31-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke e quajtur situatën aktuale politike një absurditet të pafalshëm.

“Fatkeqësisht mungon definicioni e fjala e duhur në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës në të cilën ndodhemi,” u shpreh Çitaku, duke akuzuar klasën politike për papërgjegjësi dhe mungesë ndjeshmërie ndaj qytetarëve.

Ajo theksoi se për muaj me radhë politika është përqendruar tek interesat e veta, ndërsa ka harruar detyrimin ndaj qytetarëve që i kanë votuar.

“Tash e disa muaj flasim për brengat e politikanëve e jo për hallet e qytetarëve. Kjo është e papranueshme. Bëjmë thirrje për reflektim,” deklaroi Çitaku, pa pranuar të japë përgjigje për pyetjet e gazetarëve.

Thirrja e saj vjen në një kohë kur Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së kuorumit për krijimin e komisionit zgjedhor që do të mundësonte zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Mungesa e marrëveshjes mes partive po e zgjat krizën institucionale në vend.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.