Bislimi akuzon Petkoviçin për deklarata të rreme pas takimit në Bruksel

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka akuzuar homologun e tij serb, Petar Petkoviç, për deklarata të rreme dhe shkelje të marrëveshjes së dakorduar gjatë takimit trilateral në Bruksel.

Në një letër publike të postuar në platformën “X”, Bislimi theksoi se palët ishin dakorduar që pas takimit të përmbaheshin nga manipulimi i informacioneve për mediat dhe të shmangnin shtrembërimin e diskutimeve. Sipas tij, Petkoviç e shkelu këtë zotim për më pak se 30 minuta.

Petkoviç, në konferencën për shtyp, kishte deklaruar se Serbia ka kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ka paraqitur një plan për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës.

Bislimi e konsideroi këtë një manipulim të qëllimshëm të opinionit publik serb. Ai sqaroi se Kosova ishte e gatshme të diskutonte në mënyrë konstruktive mbi temat e propozuara nga emisari i BE-së, Peter Sorensen, por Serbia, sipas tij, zgjodhi ta braktiste tërësisht agjendën e paracaktuar, duke tentuar të impononte një rend të ri të çështjeve.

Përplasja mediatike e palëve pas takimeve vazhdon të jetë një prej pengesave për ecjen përpara të dialogut Kosovë–Serbi, edhe pse ndërmjetësimi ndërkombëtar kërkon përkushtim dhe qasje të përgjegjshme nga të dyja palët.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.