Një aksident tragjik i ndodhur në Itali i ka marrë jetën 21-vjeçarit shqiptar Matias Selaj. Ngjarja ndodhi në mëngjesin e 4 qershorit, teksa i riu ishte në rrugë për të shkuar në punë, duke udhëtuar me motor në rrugën Strada dei Vivai, pranë Sant’Angelo di Piove.
Sipas raportimeve, Selaj u përplas fillimisht me pjesën e pasme të një furgoni Opel të ndalur në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes së fortë, trupi i tij përfundoi disa metra më tutje, duke kaluar në korsinë e kundërt, ku u godit nga një automjet tjetër që po vinte nga drejtimi i kundërt, i drejtuar nga një grua 49-vjeçare.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital tre ditë pas aksidentit.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin shqiptar në Itali, ku Matias njihej si një i ri punëtor dhe i përkushtuar. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.