Një ngjarje e rëndë me prapavijë të dyshuar kriminale ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Fatos Cenaj, 59 vjeç, një ish-polic i respektuar në Shqipëri dhe banor i Fontaniva-s, u qëllua me armë zjarri të dielën në mëngjes, më 8 qershor, ndërsa po shkonte në punë me biçikletë.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 08:00 në via Casoni Basse, në një zonë të qetë dhe rurale, e cila, sipas hetuesve, përbënte një vend ideal për të kryer një sulm dhe për t’u larguar pa u vënë re. Fillimisht u përjashtua mundësia që plagosja të ketë ndodhur nga një e shtënë aksidentale gjatë testimit të ndonjë arme nga banorët lokalë. Tani hetuesit po ndjekin pistën e një atentati të mirëorganizuar.
Dyshohet se një automjet iu afrua Cenajt nga pas, dhe nga dritarja e makinës një person i armatosur – ndoshta një vrasës me pagesë – e qëlloi në mënyrë të befasishme. Plaga pranë veshit, thuajse e padukshme, nënkupton përdorimin e një arme sportive me precizion të lartë.
Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që sulmi të jetë një hakmarrje e vonshme ndaj Cenajt për ndonjë veprim gjatë karrierës së tij në Policinë e Shtetit, ku ai dyshohet se mund t’i ketë krijuar probleme ndonjë krimineli me ndikim.
Aktualisht, 59-vjeçari ndodhet në gjendje kritike dhe me prognozë të rezervuar për jetën. Familjarët dhe të afërmit përjashtojnë çfarëdo konflikti të mundshëm personal, duke theksuar se Cenaj nuk kishte armiq në Itali dhe ishte i respektuar në komunitet.
Ndërkohë, policia po kryen hetime intensive dhe ka nisur analizën e të gjitha thirrjeve telefonike të regjistruara nga antenat celulare në zonën përreth në kohën e ngjarjes. Fontaniva, si një zonë e hapur dhe me dalje të shumta, ofronte kushte të përshtatshme për një largim të shpejtë nga vendi i krimit.
Ngjarja mbetet e pazbardhur dhe tronditëse për të gjithë ata që e njohën Fatos Cenajn si një njeri të qetë dhe punëtor.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.