Kurti përuroi stacionin e ri policor në kufi me Serbinë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përuruar sot objektin e ri të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit, vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, ndërtimi i këtij stacioni ka kushtuar rreth 753 mijë euro dhe shtrihet në një sipërfaqe prej afër 3,980 metra katrorë. Prej andej do të operojë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila do të jetë përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë kufitare dhe për parandalimin e aktiviteteve ilegale në zonë.

“Zyrtarët policorë tani do të kenë kushte të dinjitetshme pune, por edhe performanca e tyre do të jetë e një cilësie të lartë sa i përket parandalimit të kontrabandës dhe çdo veprimtarie tjetër ilegale,” deklaroi Kurti gjatë përurimit.

Ai falënderoi Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, operatorin ekonomik, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për bashkëpunimin e frytshëm. Objekti është përuruar vetëm gjashtë muaj e gjysmë pas vendosjes së gurthemelit, më 25 nëntor të vitit të kaluar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.