Fatmir Limaj: Jemi gati të japim votat në Kuvend, jo të hyjmë në qeveri

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia që ai drejton është e gatshme të japë kontributin e saj për të dalë nga ngërçi politik në Kosovë, por pa kërkuar pjesëmarrje në qeveri. Në një intervistë për A2 CNN, Limaj tha se Nisma nuk synon poste qeveritare, por është e përkushtuar të ndihmojë përmes partneritetit në Kuvend.

“Jemi gati t’i japim tre votat tona për në Kuvend dhe jo t’i kërkojmë vend në qeveri Kurtit. Nuk jemi të interesuar që të jemi pjesë e qeverisë. Krejt çka ne duam aktualisht dhe jemi të gatshëm me ndihmu, është partneriteti në Kuvend dhe ta mbështesim shumicën për të ndërtuar institucionet dhe për të dalë Kosova nga kriza,” theksoi Limaj.

Ai u shpreh se zgjidhja nuk duhet kërkuar në interpretimet e Kushtetutës, në gjykata apo te presidentja, por tek vullneti politik. “Partitë politike nuk mund të bëjnë lojra demokratike në një demokraci të pa rrumbulluar. Ndërkohë që ne merremi me këto llogari, gjeopolitika ndryshon dhe mund të humbasim shumë çështje, në dëm të Kosovës,” paralajmëroi ai.

Limaj u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje politike që do t’i hapë rrugën krijimit të institucioneve. Sipas tij, partia e parë duhet të angazhohet për krijimin e shumicës parlamentare, ndërsa të tjerat duhet të lënë mënjanë interesat individuale për të dalë nga kriza.

“Besoj se po, do të vijmë në një marrëveshje politike. Marrëveshja do të arrihet, jam i bindur. Kosova shpejt do t’i ketë institucionet sepse rrugë tjetër nuk ka,” tha ai.

Limaj gjithashtu përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke i konsideruar ato jo si një alternativë reale për momentin.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.