Shqiptari qëllohet me armë zjarri në kokë në Itali, gjendja kritike

E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Një 59-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Fatos Cenaj, është qëlluar me armë zjarri në kokë në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Fontaniva, Itali. Ngjarja ka ndodhur në rrugë, ku disa shoferë kanë parë një çiklist të shtrirë në tokë dhe kanë menduar se ishte përfshirë në një aksident rrugor.

Megjithatë, kur ka mbërritur ekipi mjekësor, është konstatuar se plagët e tij në kokë ishin shkaktuar nga një armë zjarri. Menjëherë 59-vjeçari është dërguar në spital, ku sipas mediave italiane, gjendja e tij është kritike.

Autoritetet lokale janë në proces hetimor dhe po punojnë intensivisht për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë. Në kuadër të hetimeve, janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe janë pyetur dëshmitarët e mundshëm.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe autoritetet nxisin qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për të zbuluar rrethanat e incidentit.

https://www.rainews.it/tgr/veneto/articoli/2025/06/fontaniva-59enne-colpito-alla-testa-da-un-colpo-di-arma-da-fuoco-0a9f21c4-0c44-40b4-801f-290b687745cf.html

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.