Në 26-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar me nderim kontributin vendimtar të aleatëve ndërkombëtarë dhe luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi se lufta e drejtë e UÇK-së, e cila sipas tij u zhvillua me pastërti dhe për një kauzë të drejtë, fitoi përkrahjen e shteteve demokratike dhe të NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Marrëveshja e Kumanovës shënon fillimin e tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, pas një fushate 78-ditëshe të bombardimeve të NATO-s,” shkroi Haradinaj, duke e cilësuar këtë marrëveshje si një nga momentet vendimtare për lirinë e Kosovës.
Ai tha se gjatë atyre viteve ndodhën dy mrekulli: “Përkrahja e kombit shqiptar ndaj UÇK-së dhe mbështetja vendimtare nga NATO”. Haradinaj përfundoi mesazhin e tij me një shprehje të thellë mirënjohjeje:
“Populli i Kosovës do të mbetet përjetësisht falënderues ndaj aleatëve tanë dhe veçanërisht ndaj SHBA-së.”
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.