Një 16-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë mbrëmjen e së shtunës në Vicenza, pas një sulmi me thikë që ndodhi në një zonë pranë qendrës historike të qytetit. Sipas raportimeve të mediave italiane, i mituri u godit në gjoks dhe aktualisht ndodhet i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik të spitalit lokal.
Fatmirësisht, pavarësisht plagës serioze, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se jeta e tij nuk është në rrezik.
Hetimet paraprake sugjerojnë se autori i dyshuar është një tjetër i ri, ndoshta bashkëmoshatar i viktimës. Për momentin, motivet e sulmit mbeten të paqarta, megjithëse një nga pistat kryesore që po shqyrtojnë hetuesit është ajo e një tentative për grabitje që përfundoi në dhunë fizike.
Autoritetet nuk përjashtojnë gjithashtu mundësinë e motiveve të tjera pas agresionit.
Sipas dëshmitarëve të rastësishëm, që dhanë menjëherë alarmin, ambulanca e Shërbimit Emergjencës Suem 118 mbërriti në kohë në vendngjarje dhe i dha ndihmën e parë të plagosurit përpara se ta transportonte drejt spitalit.
Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të sulmit.
https://www.repubblica.it/cronaca/2025/06/08/news/vicenza_ragazzo_accoltellato_rapina-424655569/?ref=RHLM-BG-P14-S1-T1-fattidelgiorno18
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.