Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit për herë të 28-të me radhë, duke cilësuar të papranueshme normalizimin e bllokadave institucionale në vend.
Në një deklaratë për media, Çitaku u bëri thirrje të gjitha palëve politike për reflektim dhe përgjegjshmëri, duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë votuar për institucione funksionale dhe zgjidhje konkrete, jo për përplasje dhe vetëizolim.
“Nuk duhet të normalizohet kjo lloj situate. Edhe njëherë bëjmë thirrje për reflektim. Ne, si Partia Demokratike e Kosovës, kemi ofruar zgjidhje. Kosova ka nevojë për institucione. Qytetarët e Kosovës na kanë votuar për të ofruar zgjidhje për ta, e jo për t’u barikaduar në vetvete,” deklaroi Çitaku.
Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ajo theksoi se PDK është e gatshme në çdo kohë, por nënvizoi nevojën për kujdes dhe përkushtim në këtë proces.
“Jemi të gatshëm për zgjedhje në çdo kohë, por duhet të jemi më të vëmendshëm. Në bazë të matjeve PDK ka shënuar rritje, por kjo nuk do të thotë që ne të imponojmë zgjedhje. Qytetarët na kanë votuar të formojmë institucionet, por nëse janë të pashmangshme, ne jemi gati,” përfundoi deputetja.
Reagimi i Çitakut vjen në një moment kur konstituimi i Kuvendit vazhdon të ngecë, duke krijuar një situatë të paparë bllokade institucionale në Kosovë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.