Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke në Selanik, pasi akuzohet për kryerjen e akteve të turpshme në prani të fqinjës së tij. E reja njoftoi policinë pasi 44-vjeçari u ekspozua në mënyrë të pahijshme pranë banesës së saj.
Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi pasditen e së djeshmes, kur shqiptari u kap në flagrancë duke kryer akte të turpshme para banesës së fqinjës. E tronditur nga sjellja e tij, gruaja njoftoi menjëherë policinë, e cila mbërriti në vendngjarje dhe e vuri në pranga 44-vjeçarin.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në lagje, ndërsa hetimet për incidentin vazhdojnë. Autori pritet të dalë përpara organeve të drejtësisë në Greqi për t’u përballur me akuzat.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.