Një 41-vjeçar shqiptar, rezident në Greqi, është arrestuar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit të Kakavijës, pasi tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë kontrolleve të shtuara në bashkëpunim me shërbimet e Frontex-it, 41-vjeçari A. Sh. u ndalua pranë një karburanti në afërsi të pikës kufitare, teksa tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të parregullt. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij u gjetën disa zarfe që përmbanin plot 160 mijë euro, të cilat nuk ishin deklaruar siç kërkohet nga ligji.
Verifikimet e mëtejshme zbuluan se ndaj shtetasit A. Sh. kishte një urdhër arresti aktiv nga Gjykata e Tiranës, e cila e kishte dënuar më parë me 1 muaj burgim për veprën penale të “Vjedhjes”.
Shuma e parave u sekuestrua ndërkohë që materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për hetime të mëtejshme.
Policia njofton se kontrollet intensive në kufi do të vijojnë, me fokus goditjen e çdo tentative për paligjshmëri dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.