Pasuri me vlerë rreth 500 mijë euro, që dyshohet se është përfituar nga aktivitet kriminal në Mbretërinë e Bashkuar, i është sekuestruar Bujar Lleshit në Tiranë, i dënuar atje për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, operacioni u realizua në kuadër të hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. U ekzekutua vendimi për sekuestrimin e disa pasurive në pronësi të Bujar Lleshit dhe familjarëve të tij, të cilat ndodhen në zonën e Kamzës.
Pasuritë e sekuestruara përfshijnë një objekt banimi, dy automjete të markave “Jeep” dhe “Opel Corsa”, si dhe një aktivitet tregtar që operonte në fushën e blerjes, shitjes dhe riparimit të automjeteve. Të gjitha këto pasuri dyshohet se janë investuar me të ardhura të përfituara nga veprimtaria e paligjshme e Lleshit jashtë vendit.
Sekuestrimi është bërë në kuadër të një procedimi penal për veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Policia dhe Prokuroria njoftojnë se hetimet vijojnë për identifikimin dhe gjurmimin e pasurive të tjera që mund të kenë lidhje me aktivitetin kriminal të këtij shtetasi.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.