Prishtinë: Më 9 qershor zhvillohet seanca ndaj të akuzuarve për rastin Banjskë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se të dielën, më 9 qershor, në orën 09:30, do të zhvillohet seanca e shqyrtimit ndaj tre të akuzuarve për rastin e Banjskës: B.S., V.T. dhe D.M.

Përmes një njoftimi për mediat, Gjykata ka bërë të ditur se, për shkak të interesimit të madh nga ana e mediave dhe vëzhguesve, pjesëmarrja në këtë seancë do të mundësohet vetëm pas një kërkese paraprake.

“Duke pasur parasysh numrin e madh të mediave dhe monitoruesve të interesuar për të ndjekur këtë seancë gjyqësore, ju kujtojmë se është e nevojshme që pjesëmarrja në seancë gjyqësore të bëhet me një kërkesë paraprake. Për njoftimin tuaj kjo masë është administrative dhe organizative dhe nuk përbën kufizim të të drejtës për qasje publike,” thuhet në deklaratë.

Gjykata thekson se qëllimi i kësaj mase është të sigurohet transparencë dhe menaxhim efikas i procesit, duke garantuar një pjesëmarrje të drejtë dhe koordinim të duhur institucional, si dhe rend dhe siguri në objektin e gjykatës.

Rasti i Banjskës ka zgjuar interes të lartë publik, pasi lidhet me ngjarjet e rënda të ndodhura në shtator të vitit 2023 në veri të Kosovës, ku një oficer policie humbi jetën dhe u përplasën forcat e sigurisë me një grup të armatosur.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.