Nga tetori, bankat shqiptare do të ofrojnë pagesa ndërkufitare në euro

E martë, 1 Korrik, 2025

Nga 7 tetori 2025, bankat shqiptare do të mundësojnë për klientët e tyre kryerjen e pagesave ndërkufitare në euro brenda zonës së pagesave të unifikuara evropiane (SEPA).

Këtë e bëri të ditur Valentina Semi, zëvendësdrejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave dhe Kontabilitetit të Financës në Bankën e Shqipërisë, në një intervistë televizive, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në këtë sistem.

“Anëtarësimi në SEPA është një hap i rëndësishëm për integrimin financiar evropian dhe zhvillimin ekonomik të vendit, edhe pse Shqipëria nuk është ende anëtare e Bashkimit Evropian,” tha Semi.

Ajo shtoi se përfitimet për qytetarët dhe bizneset do të jenë të mëdha, me një ulje të kostove të transfertave në euro, të cilat do të jenë minimalisht pesë herë më të lira. Pagesat do të kryhen më shpejt, ndërsa produktet dhe shërbimet financiare do të jenë më të sigurta.

Semi gjithashtu theksoi se anëtarësimi në SEPA do të rrisë konkurrencën në tregun financiar shqiptar dhe do të reduktojë përdorimin e parasë fizike, duke nxitur përfshirjen financiare dhe zhvillimin e teknologjisë financiare (FinTech).

“Në nivel ndërkufitar, SEPA nxit ndërveprimin tregtar dhe flukset monetare me Bashkimin Evropian, duke i dhënë mundësi bizneseve shqiptare qasje në një treg prej 450 milionë banorësh. Kjo do të sjellë më shumë mundësi për zgjerim, rritje të konkurrencës dhe përfitime nga risitë inovative,” përfundoi Semi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.