Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur optimist pas përfundimit të seancës së fundit konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se vendi po i afrohet ndërtimit të institucioneve.
“Tani më tash e sa kohë janë zhvillimet e njëjta. Nuk ka dilemë se dalëngadalë qytetarët e Republikës së Kosovës presin sa më shpejtë ndërtimin e institucioneve,” deklaroi Limaj.
Sipas tij, secili subjekt politik po ndjek agjendën e vet dhe po shteron alternativat e mundshme për të arritur një zgjidhje. Ai theksoi se marrëveshja politike është çelësi për t’i dhënë fund bllokadës institucionale.
“Ajo që është e qartë është se duhet të kemi marrëveshje politike, e cila do t’i japë Kosovës institucionet – edhe në parlament, edhe në qeveri. Besoj që secili subjekt politik e ka përgjegjësinë e vet,” tha ai.
Limaj shtoi se edhe Nisma Socialdemokrate ka ofruar një mundësi për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës, duke u angazhuar me kapacitetet që ka.
“Ideja është për të qenë të përgjegjshëm dhe për të dhënë kontributin tonë për të dalë nga kjo krizë,” përfundoi ai.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.