Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në stërvitjen rotacionale në Qendrën e Gatishmërisë për Luftim, Joint Readiness Training Center (JRTC), në Fort Johnson, Luiziana, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Ajovës, kontingjenti i FSK-së është pjesëmarrës aktiv në këtë ushtrim fushor, i cili synon përgatitjen intensive të njësive ushtarake për operacione komplekse.
JRTC, një qendër trajnuese e njohur e ushtrisë amerikane, specializohet në përgatitjen e forcave për misione luftarake dhe sfida taktike. Ajo ofron një ambient stërvitor realist, duke përdorur Forcën Opozitare dhe simulime të avancuara të luftës për të testuar gatishmërinë operative të njësive.
Stërvitja fokusohet në operacione të përbashkëta dhe ndërveprime me forca aleate, duke i ndihmuar njësitë të përgatiten për dislokime në zona të ndryshme dhe për sfida taktike të ndryshme.
Ky ushtrim forcon edhe më shumë bashkëpunimin dhe partneritetin mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe forcave amerikane, duke rritur kapacitetet operacionale të FSK-së në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.