Rritet interesimi për historinë, mbi 30 mijë vizitorë në Muzeun e Krujë në maj

E martë, 17 Nëntor, 2026

Interesimi për historinë dhe kulturën shqiptare po shënon rritje të ndjeshme, që reflektohet edhe në statistikat e institucioneve të artit dhe kulturës në vend. Sipas të dhënave të fundit, Qendra Muzeore Krujë ka mikpritur mbi 30 mijë vizitorë vendas dhe të huaj gjatë muajit maj.

Nga këta, rreth 25 mijë vizitorë vizituan Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, një nga muzeumet më të vizituara në Shqipëri, ndërsa afërsisht 5 mijë të tjerë panë nga afër Muzeun Etnografik të Krujës.

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, i vendosur brenda kalanë historike të Krujës, simbol i rezistencës ndaj pushtimit osman në shekullin XV, u përurua më 1 nëntor 1982. Kompleksi muzeal është i organizuar në disa hapësira kronologjike që pasqyrojnë ngjarjet historike dhe përmban objekte, dokumente origjinale dhe riprodhime autentike që tregojnë historinë e popullit shqiptar në atë periudhë dhe më gjerë.

Ky interes në rritje për trashëgiminë kulturore tregon dëshirën e qytetarëve dhe turistëve për të njohur dhe ruajtur historinë e pasur të Shqipërisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.