Mira Murati dhe qeveria shqiptare bashkë-financojnë startup-in AI me 10 mln $

E martë, 1 Korrik, 2025

Qeveria shqiptare ka miratuar një bashkë-financim prej 10 milionë dollarësh për startup-in inovativ “Thinking Machines Lab”, themeluar nga Mira Murati, ish-shefja e teknologjisë në “Open AI”. Ky investim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në avancimin e teknologjisë dhe ekonomisë shqiptare, duke pozicionuar Shqipërinë në rrugën drejt inovacionit global.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, projekti synon të zhvillojë sisteme inteligjence artificiale më të kuptueshme dhe më të fuqishme se ChatGPT, me vlerë potenciale të startup-it që mund të arrijë mbi 10 miliardë dollarë.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se “Thinking Machines Lab” është një nga projektet më inovative në nivel botëror dhe bashkëpunimi me të sjell përfitime strategjike për Shqipërinë, duke rritur pozicionin e vendit në komunitetin teknologjik global.

Ky bashkë-financim është miratuar përmes një akti normativ në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, pa ndikuar në deficitin buxhetor të vitit 2025. Sipas Malajt, projekti synon të rrisë të ardhurat ekonomike dhe të forcojë angazhimin e Shqipërisë në teknologjitë e avancuara.

Startup-i i Mira Muratit po përgatitet të mbyllë një raund investimi me objektiv 2 miliardë dollarë, duke u pozicionuar si një ndër më të mëdhenjtë në fushën e inteligjencës artificiale, pavarësisht mungesës së një produkti apo të ardhurash konkrete deri më tani.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.