Komisarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka theksuar nevojën urgjente për formimin e institucioneve në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit, duke nënvizuar rëndësinë e një qeverie dhe kuvendi funksional për të avancuar reformat kyçe në drejtësi, media dhe administratë publike.
Gjatë fjalës së saj në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Kos tha se vetëm me institucione funksionale Kosova mund të përfitojë nga Plani Evropian për Rritje.
Komisarja gjithashtu theksoi se Kosova mbetet i vetmi vend në rajon me perspektivë evropiane për të cilin ende nuk është trajtuar aplikimi për statusin e kandidatit për në BE. Ajo konfirmoi gatishmërinë e Komisionit Evropian për të përgatitur opinionin mbi anëtarësimin e Kosovës sapo Këshilli i BE-së ta kërkojë këtë, por paralajmëroi se rruga për në Bashkimin Evropian kalon përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, jo përmes veprimeve të njëanshme.
Komisarja Marta Kos kritikoi gjithashtu regresin e Serbisë në procesin reformues, duke përmendur edhe vizitën e presidentit serb në Moskë, që sipas saj vështirëson procesin e integrimit evropian të këtij vendi.
Nga ana tjetër, Kos përgëzoi avancimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e negociatave për anëtarësim dhe inkurajoi vendet e tjera të rajonit që të intensifikojnë reformat e nevojshme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.