Dy shtetas shqiptarë të moshës 19 dhe 20 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi dyshohen për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Sipas mediave vendase, arrestimi u krye në zonën e Mudanias në Chalkidiki, ku forcat e policisë ushtruan kontroll në banesën që të rinjtë përdornin. Gjatë operacionit, u sekuestruan pesë pako me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis, një peshore elektronike, dy telefona celularë dhe një shumë prej 240 eurosh në para të gatshme.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbuluar rrjetin e mundshëm të shpërndarjes së drogës, ndërsa dy të arrestuarit pritet të dalin para drejtësisë në ditët në vijim.
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje përfshirjen e të rinjve në veprimtari të paligjshme, ndërkohë që autoritetet greke kanë rritur kontrollet në rajonet turistike për shkak të sezonit veror.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.