Haxhiu akuzon opozitën për bllokim e seksizëm pas dështimit të Kuvendit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka akuzuar partitë që deri tani ishin në opozitë për bllokimin e qëllimshëm të konstituimit të legjislaturës së nëntë, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Në një deklaratë për mediat pas dështimit për herë të 25-të të konstituimit të Kuvendit, Haxhiu tha se refuzimi i opozitës për të marrë pjesë në formimin e komisionit për votim të fshehtë është i pajustifikueshëm dhe udhëhiqet nga “inat irracional”. Ajo shtoi se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të shprehet sa më shpejt për kushtetutshmërinë e ndryshimit të formës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Opozita me një inat irracional ka vendosur të mos marrë pjesë në votim, duke vepruar në shpërputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese,” deklaroi Haxhiu, duke theksuar se deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të respektojnë aktgjykimin e Kushtetueses.

Haxhiu, e cila ka dështuar të marrë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare në gjashtë raunde votimi të hapur, reagoi gjithashtu ndaj qëndrimeve kritike të opozitës ndaj kandidaturës së saj. Ajo i quajti sulmet që ka marrë “seksiste dhe mizogjene”, duke thënë se një gjuhë e tillë jo vetëm që dëmton figurën e saj personale, por dekurajon edhe gratë e tjera për të qenë pjesë aktive e jetës politike.

“Sulmet seksiste, mizogjene kanë qenë të papranueshme, jo vetëm për mua, por për secilën grua në politikë. Ato e dekurajojnë pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje,” tha ajo.

Kuvendi i Kosovës vijon të mbetet i bllokuar, ndërsa seanca konstituive do të vazhdojë në ditët në vijim. Deri më tani janë miratuar vetëm dy pika të rendit të ditës: verifikimi i mandateve dhe betimi i deputetëve. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, megjithatë, mbetet ende e pazgjidhur.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.