Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë për të kontribuar në ndërtimin e një marrëveshjeje politike që do të zhbllokonte situatën e krijuar pas dështimit të 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një reagim publik, Limaj ka theksuar se partia e tij mbetet e hapur për partneritet në kuadër të Kuvendit, me qëllim të garantimit të funksionalitetit institucional. Ai ka përsëritur kushtin për marrjen e postit të Kryetarit të Kuvendit si pjesë e kësaj zgjidhjeje.
“Ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm për të kontribuar në ndërtimin e një marrëveshjeje politike që e zhbllokon situatën dhe garanton stabilitet. Qytetarët presin zgjidhje dhe qeverisje, jo krizë të përhershme,” shkroi Limaj në një postim në Facebook.
Ai ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe të shoqërisë civile, ku është theksuar se bllokimi i institucioneve është i papranueshëm.
“Në emër të demokracisë nuk mund të justifikohet dëmtimi i interesit të vendit. Demokracia nuk nënkupton shkatërrim institucional, por zgjidhje politike përmes marrëveshjes”, theksoi më tej Limaj, duke paralajmëruar se shkuarja në zgjedhje të reja për shkak të dështimit për të ndërtuar institucione do të ishte e dëmshme për vendin.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.