Pas dështimit të njëpasnjëshëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, për të 25-ën herë radhazi, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër, duke i bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje për reflektim dhe përgjegjësi politike.
“Edhe njëherë bëjmë ftesë për reflektim. Kosova është më e madhe se sa secili prej nesh veç e veç”, deklaroi Çitaku para gazetarëve, pas dështimit të radhës në seancën e së hënës.
Ajo paralajmëroi për pasoja serioze që bllokada institucionale po sjell në jetën e qytetarëve dhe ekonominë e vendit. Sipas saj, rreth 140 mijë punëtorë janë në rrezik për shkak të paralizës së Kuvendit dhe pamundësisë për të funksionuar institucionet qendrore.
“Ekonomia kosovare po dëmtohet e po rrezikohet, 140 mijë punëtorë po rrezikohen, familjet tona po rrezikohen, e ndërkohë Kuvendi dhe institucionet e Kosovës vazhdojnë të mbesin të bllokuara për shkak të grupit të parë parlamentar”, shtoi deputetja e PDK-së.
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ende të zgjedhë kryetarin e tij, pasi kandidatura e Albulena Haxhiut nga Vetëvendosje nuk ka marrë mbështetjen e duhur në votime të njëpasnjëshme. Përplasjet politike për mënyrën e votimit kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa situata vazhdon të mbetet e tensionuar dhe pa zgjidhje.
Seanca e radhës është thirrur për më 4 qershor, me shpresën se palët do të ulin tonet dhe do të mundësojnë funksionalizimin e institucioneve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.