T’i japim lamtumirën në atdhe Eneas – thirrje për ndihmë nga prindërit e tij

E premte, 20 Nëntor, 2026

Enea Dhrami, një djalosh 16 vjeçar nga Vlora, u bë engjëll më 30 maj 2025, pasi luftoi me guxim për nëntë muaj në Klinikën e Fëmijëve në Freiburg të Gjermanisë, përballë një sëmundjeje të rëndë dhe të pamëshirshme. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe forcës së jashtëzakonshme që tregoi, zemra e tij e pastër pushoi së rrahuri.

Enea ishte një fëmijë i dashur për të gjithë, me një buzëqeshje që ndriçonte çdo dhomë, dhe me një shpirt që frymëzonte shpresë, edhe në ditët më të vështira. Humbja e tij ka tronditur jo vetëm prindërit dhe familjen, por edhe komunitetin shqiptar në Gjermani dhe më gjerë.

Në këto ditë të dhimbshme, prindërit e Eneas kërkojnë ndihmën e çdo zemre të ndjeshme. Ata dëshirojnë që trupi i djalit të tyre të kthehet në Shqipëri, në tokën ku lindi, për t’i dhënë një lamtumirë të denjë mes njerëzve që e deshën dhe e prisnin me shpresë.

Për këtë arsye, kanë hapur një fushatë go-fund-me për të mbuluar kostot e transportit dhe ceremonisë mortore në vendlindje.

Nëse keni mundësi të ndihmoni, edhe me pak, kjo do të thotë shumë për një familje që po përjeton dhimbjen më të madhe të mundshme – humbjen e një fëmije. Çdo kontribut është një akt dashurie dhe solidariteti.

Lidhja për donacionin:

https://www.gofundme.com/f/enea-dhrami-16-vjec?lang=de_DE&ts=1748679770&utm_campaign=fp_sharesheet&utm_medium=customer&utm_source=whatsapp&attribution_id=sl%3A4eb7d3f1-47bb-476c-a83b-87167743e643

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.