Shqiptari arrestohet në Itali me 8 kg kokainë të fshehur në makinë

E diel, 6 Korrik, 2025

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane në zonën e Oleggio-s, në provincën e Novarës, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Mediat italiane raportojnë se shqiptari u ndalua gjatë një kontrolli rutinë rrugor dhe ngjalli dyshime tek karabinierët për shkak të sjelljes nervoze.

Kontrolli i mëtejshëm i mjetit, i kryer në kazermën e Novarës, zbuloi një ngarkesë prej 8 kilogramësh kokainë të pastër, e ndarë në paketa të formës së tullave. Paketimet mbanin shenja identifikuese si akronimin “HMX” dhe emojin e Spidermanit, që dyshohet se përdoren si kode për blerësit e mallit në tregun e narkotikëve.

Droga ishte fshehur me kujdes në pjesë të padukshme të mjetit dhe vlera e saj nëse shitej me pakicë arrinte deri në 1 milion euro. Shqiptari i arrestuar nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë më parë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar rrjetin e mundshëm kriminal të përfshirë në trafikun e kokainës dhe destinacionin final të lëndës narkotike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.